Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari në drejtim të Durrësit.
Shkak është bërë nisja me disa orë vonesë nga Bari në drejtim të vendit tonë.
Nga ora 07:00 që duhet të kishin mbërritur në portin e Durrësit, dy prej 3 trageteve të nisura mbrëmë ende nuk kanë mbërritur në brigjet tona.
Fluksi i pasagjerëve ka shkaktuar vonesa në përpunim.
7 tragete po lundrojnë çdo ditë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas për të përballuar fluksin.
Mësohet nga aurotitetet italiane se tragetet janë nisur rreth orëve të mesnatës nga Italia.