Pamjet filmike të një droni kanë kapur rastësisht një vorbull të mistershme në brigjet e Skocisë.

Fotot e realizuara nga Paul Yuong në Lendalfoot, South Ayrshire, u publikuan menjëherë në rrjetet sociale, të cilat shkaktuan debate.

Disa hamendësonin se ajo ishte krijuar nga riprodhimi i harengave, ndërsa të tjerë shkruanin se mund të bëhej fjalë për çarje tubacionesh dhe deri te rrjedhje metani.

Por, agjencia Skoceze për Mbrojtjen e Mjedisit ka konfirmuar se fenomeni është shkaktuar nga reshjet e dendura të përziera me ujërat e zeza që derdhen në det.

“Ky është një veprim rutinë i derdhjes së ujit të kulluar të mbetjeve përpara se ai të kalojë në mjedis, por është përzierë me ujin e shiut”, tha një zëdhënës.