TIRANË, 01 mars 2013– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi reagoi menjëherë mbrëmë në emisionin “Opinion” pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste për takimin me të.
“Mendoja se ishte fisnik por po shpif ulët për rastësinë e udhëtimit tim me të në të njëjtin avion.
Kam respekt për çdo tironse ndaj dhe pranova me qejf ftesën e Ramës për të takuar bashkëshorten e tij.
Mendoj që nuk duhet të merret personalisht me mua, por të bëjë transparencën që i ka premtuar shqiptarëve dhe që për dy muaj presin qoftë dhe një të vërtetë.
Rama është i detyruar jo vetëm si person politik por dhe publik të mos merret me individin”, shprehet Vorpsi në reagimin e saj.