Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për votën e diasporën.
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat, tha pas takimit se ka dakordësi për votën e diasporës, duke thënë se çdo shqiptar me një adresë jashtë vendit do të ketë mundësinë për të votuar.

“Nuk mund të ketë dy kategori shqiptarësh në emigracion, ata që janë në mënyrë të ligjshme dhe ata që janë në mënyrë të paligjshme. Kushdo që është jashtë Shqipërisë, por ka një dokumentacion minimal dhe një adresë, do të kenë të drejtën e votës. 

Të gjithë shqiptarët që kanë një adresë dhe mund të lidhen me KQZ do të kenë të drejtën e votës.
Unë gjykoj se kjo është një arritje e rëndësishme. Do të shohim detajet e fundit nga ekspertët”, tha Bylykbashi.