Këtë të mërkurë u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të kësaj mbledhje Celibashi u shpreh: “Kishte dy komponentë,  komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha ai.

KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë. Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit, sqaroi më tej Celibashi.