Kompania DHL e cila bëri shpërndarjen e fletëve të votimit për diasporën nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Edhe pse kanë kaluar gati 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës DHL nuk ka marrë pagesë. 

Por kompania e shërbimit postar me anë të një kërkesë që mban datën 1 shtator, i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ndryshe do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa. Ndërkohë KQZ nuk ka bërë asnjë pagesë, pasi po verifikon zbatimin e kontratës.