Rreth 40 milionë amerikanë kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet afatmesme në SHBA, duke thyer kështu rekordet paraprake për votimet e parakohshme.
Krahasuar me zgjedhjet kongresionale të 2014-ës ka një rritje të pjesëmarrjes së hershme në votime për afërsisht 45%, në veçanti në disa shtete ku gara është më e ashpër.
Në Teksas ka pasur më shumë votues të hershëm (4.9 milionë) se sa pati në përgjithësi në zgjedhjet e kaluara (4.7 milionë), ku Ted Cruz po përballet me demokratin Beto O’Rourke në garën për Senat.
Ngjashëm është situata edhe në Nevada, vend kritik, ku besohet se ulëset e këtij vendi në Senat mund të kalojnë nga republikanët tek demokratët.
Iowa gjithashtu ka tejkaluar totalin e votimeve të hershme të 2014-ës. Këtu demokratët po mundohen të largojnë përfaqësuesin, Steve King, për shkak të pikëpamjeve për racizmin dhe homofobinë.
Disa demokratë besojnë se rritjet në votimet e hershme mund të tregojnë për një valë të re të demokratëve, përderisa të tjerët kane kundërshtuar parashikimet e tilla.