Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që pilotimi i votimit dhe numërimi elektronik do të bëhet vetëm në një zonë të Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar kështu propozimin e PD dhe LSI për qarkun e Korçës dhe të Fierit.

Bëhet me dije se përfaqësuesit e palëve politike ishin të dakordësuar paraprakisht, të ndodhur edhe në pamundësi kohe, për ta vijuar më tutje debatin dhe ndasitë që ndodhën fillimisht.

Zona ku do të bëhet testimi i teknologjisë nuk duhet të ketë nën juridiksionin territorial të saj më shumë se 55 qendra votimi.

Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.