Procesi i votimit elektronik në Elbasan ka qenë i vështirë për të moshuarit, të cilët janë ndihmuar nga familjarët.
Elbasani për herë të parë voton në mënyrë elektronike. Janë 224 qendra votimi në qytet e fshat ku sot votohet për kryetarin e ri të bashkisë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 dhe qytetarët e parë kanë votuar. Ata ndajnë mendime të ndryshme për thjeshtësinë apo vështirësinë e procesit.
“Ishte pak i vështirë, shtyp këtu shtyp aty”, tha një e moshuar.
“E vështirë nuk dija nga ta shtypja, e gjeta më në fund, nuk është për moshën tonë ajo dihet”, tha një tjetër.
Në disa qendra votimi në qytet dhe fshat ka probleme me aksesin në internet të pajisjes së identifikimit të shtetasve.
Gjithashtu në shumë QV vijon të ketë probleme me pajisjen elektronike të identifikimit të zgjedhësve.