Ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara kanë negociuar për prerje me 285 mln dollarë të buxhetit për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin e ardhshëm.
"Inefiçenca dhe shpenzimet e tepruara nga Kombet e Bashkuara janë të njohura. Ne nuk do të lejojmë që bujaria e popullit amerikan të mbetet i pakontrolluar," -tha Haley në një deklaratë nga një mision i SHBA-së.
Haley shtoi se reduktimi historik i shpenzimeve është një hap në drejtimin e duhur dhe se SHBA do të ndërmarrë shumë lëvizje të tjera më efikase dhe të përgjegjshme kundrejt OKB-së.
"Përveç kursimeve të konsiderueshme, do të vendosim interesat e SHBA-së në fillim në raporton me sistemin e OKB-së," thuhet në deklaratë.
Marrëveshja e re për vitin fiskal 2018-2019 është 285 mln dollarë më pak se buxheti i organizatës botërore prej 5.4 mld dollarë për vitin fiskal 2016-2017. Njoftimi i Haley erdhi vetëm disa ditë, pas votimit për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit.