Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me vendimin e maxhorancës për të hequr dorë nga shkarkim i Presidentit Ilir Meta.
Spaho shkruan në Facebook se u provua botërisht që Meta ka respektuar Kushtetutën pikë për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisë kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.
“Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit. Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë”, shkruan ish-deputeti.





