Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.
Në një seancë maratonë që u mbajt deri në orët e para të mëngjesit, socialistët votuan në rresht, edhe pse vetë kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë.
Të vetmit që abstenuan nga deputetët e PS-së ishin:
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Pandeli Majko
Në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, u miratua gjithashtu dhe ligji që detyron studentët e Mjekësisë që të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite, pas ciklit të studimeve.
Po ashtu u votuan dhe disa ndryshime në ligjin për akademinë e shkencave.
Në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi dje në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar, votoi pikat e rendit të ditës. Prezentë në proces votimi ishin 95 deputetë të pranishëm.
Po ashtu u miratua ligji për pensionet, ku pensionistët që punojnë s’do paguajnë kontribute. U miratua dhe ligji i ri për tatimet mbi të ardhurat, një ligj që ndihmon eksportuesit.
Gjatë kësaj seance plenare u votuan miratimin e ligjit Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara”. Po ashtu dhe ligjin për strehimin social. Një ligj tjetër i miratuar ishte dhe ai që redukton taksën për ndërtimin e objekteve bujqësore.