Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun e tij në Maqedoni për votimin e ndryshimin të emrit, një ditë më parë në parlament.
Përmes një letre dërguar Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Ruçi e konsideron historik votimin në parlamentin ndërsa thekson se Maqedonia e Veriut është Maqedonia europiane, e mirëpritur dhe e duartrokitur nga partnerët strategjikë.
“Në këtë vendim, është edhe kontributi i lidershipit Tuaj dhe i deputetëve shqiptarë, të cilët votuan të gjithë pro për këtë vendim vizionar”. – thuhet ndër të tjera në letrën e kryeparlamentarit Ruçi.





