3500 socialistë të Durrësit i drejtohen kutive të votimit, me referendum, për të zgjedhur nëse duan të ketë zgjedhje për kryetarin e  partisë ose jo. Në qarkun Durrës janë hapur 6 qendra votimi, në bashkinë Durrës, Rrashbull, Katund i ri, Sukth e Shijak.

Qendra më e madhe e votimit është e Durrësit me 2400 zgjedhës, të cilët u janë drejtuar kutive të votimit në orën 8 të mëngjesit. Kryetari i PS-së së Durrësit Alfred Mullaraj në një deklartë për mediat tha se procesi ka nisur normalisht, pa asnjë pengesë dhe do të zgjasë deri në orën 16 pasdite.

Ne u përpoqëm të intervistonim socialistët durrsakë që marin pjesë në votim për të marrë opinionin e tyre, por nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me referendumin. Listat e zgjedhësve në çdo qendër votimi janë shpallur prej disa ditësh. Gjithashtu të gjitha komisionet e votimit kanë marrë dokumentacionin, fletët e votimit dhe procesverbalet. 

Në këtë referendum, Ben Blushi u ka bërë thirrje socialsitëve ta bojkotojnë zgjedhjet ndërsa depueti Balla të marrin pjesë bindshëm.

Pyetja për anëtarët e PS-së do të jetë:

"Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është zgjedhur kryeministër a konsiderohet i rinovuar mandati i kryetarit".

Anëtarët e partisë do ti përgjigjen pyetjes së referendumit me "Po" ose me "Jo"