Lulzim Basha ka vendosur sot të thërrasë në mbledhje grupin parlamentar të PD-së, pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar i parlamentit edhe me 3 vota të opozitës.

Mësohet se mbledhja është thirrur në orën 11:00, kur si temë diskutimi përveç çështjes së votave pro Ruçit, do të jetë edhe programi i qeverisë që do të prezantohet të hënën në seancë plenare.

Në seancën e së hënës është parashikuar edhe prezantimi i kabinetit ministror, ndërkohë që dje Rama dërgoi propozimin te Presidenti i Republikës.

Dje Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit me 80 vota plus, 6 më shumë se sa grupi parlamentar i PS-së, e dyshohet se 3 vota kanë rrjedhur nga PD-ja.