Çdo autobus i kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2016, në Francë, do të ketë të stampuar një slogan të personalizuar. Sa i përket autobusit të kombëtares shqiptare, UEFA ka publikuar tre slogane si alternativë për t’u votuar. Tifozët kuqezinj duhet të zgjedhin mes sloganeve: "O sa mirë me qenë shqiptar", "Fluturo shqipe" dhe "Ti Shqipëri më jep nder".
Tifozët shqiptarë mund të votojnë për sloganin e tyre të preferuar dhe ai slogan që merr më shumë vota do të stampohet në autobusin e kuqezinjve.
Për të votuar, klikoni këtu.