Miratohet kodi zgjedhor në Kuvend.
Mazhoranca mësohet se ka siguruar 96 vota pro, për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndonëse kryeministri një ditë më parë do të fliste për 84 vota që do të mjaftonin për ta shndërruar në ligj.
Kujtojmë se PS ka vetëm 74 deputetë, të pamjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare ndaj dhe janë dashur votat e “22 opozitarëve”.





