Tiranë, 29 korrik 2014 – Komisioni i Ligjeve ka votuar në tërësi Projektligji “për Policinë e Shtetit”. Mësohet se deputeti Nard Ndoka ka votuar kundër këtij projektligji. 

Ligji kaloi në komision me 15 vota pro.

Sipas informacioneve, mësohet se nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e komisionit Tom Doshi, Armando Prenga dhe Mark Frroku.

Një tjetër pikë që është miratuar ka qenë edhe kërkesa për ndryshim të strukturës së ILDKP-së. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/