Është votuar projekligji i cili ka qenë në rend të ditës së sotme në seancë plenare. Pr/ligjin për të cilin u diskutua dhe u votua sot ishte mbi bursën e energjisë.

Opozita nuk ka votuar e ndërsa deputetët e LSI-së Haxhinasto, Panariti, Rrokaj, Naço,Tusha kanë votuar pro në parim. Ndërsa vetingu në polici ka kaluar me procedurë të përshpejtuar. Ky projektligj ka marrë 86 vota pro dhe 1 abstenim.