Një prej deputetëve të opozitës që votoi në Parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është edhe Besnik Troplini, pjesë e grupit parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi.
Së fundmi, ka qarkulluar në rrjet një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë, foto e cila nuk i ka shpëtuar as zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi.
“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”, shkroi Blushi.





