Kryeministri Edi Rama ka shkuar në qendrën e votimit në Surrel për të hedhur votën e tij për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat ai po i zhvillon pa pjesëmarrjen e opozitës.

Rama shoqërohej nga bashkëshortja Linda. Ajo që ra në sy në fakt është veshja e Kryeministit. Ai kishte dalë nga shtëpia me pantallona trecerekëshe, shoqëruar me corape të gjata. Ndërsa sipër mbate të veshur këmishë dhe xhaketë.