Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka votuar sot në KZAZ nr. 33.
Gjatë deklaratës së tij për mediat, presidenti iu ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.
“Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëjë ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti.
Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.