Gjatë pasdites së sotme Sali Berisha prezantoi para demokratëve durrsakë Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.

Dega e LSI-së në qytetin bregdetar ka shpërndarë një foto nga takimi, të cilën e kanë shoqëruar më fjalët e kryetares Kontjana Kuçi.

Kuçi thotë se “ka ardhur koha për një ndryshim”, ndërsa e cilëson Mukën një kandidat të denjë të qytetit.

Z. Ardian Muka një urbanist, inxhinier dhe qytetar që ofron bashkëpunim dhe përkushtim”, shkruan ndër të tjera kryetarja e LSI Durrës.

Postimi i plotë:

Ka ardhur koha për një ndyshim të qytetit tonë!

Mjaft më me 22 vite arrogancë dhe abuzime në kurriz të trashëgimisë kulturore dhe historike!

Eshtë koha të dëgjohen qytetarët!

Mjaft më, me Durrësin në shërbim të kupolës në Tiranë!

Mjaft më, me shkatërrimin e hapësirave të gjelbra dhe sportive!

Ne kemi një kandidat të denjë të qytetit! Z. Ardian Muka një urbanist, inxhinier dhe qytetar që ofron bashkëpunim dhe përkushtim!

Votoni që të rinjtë të mos e braktisin Durrësin këtë qytet të mrekullueshëm!

Fitore!

Kontjana Kuçi