9 554 të rinj e të reja pritet të votojnë nesër për herë të parë për bashkinë Durrës.
“DurrësLajm” mëson se në total, në të gjithë bashkinë Durrës janë 251 457 votues, të cilët më 30 qershor duhet të zgjedhin të parin e qytetit bregdetar.
Valbona Sako nga Partia Socialiste dhe Valbona Sakollari nga Bindja Demokratike, janë dy kandidatet që garojnë për një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit, të cilat kanë shpalosur programet e tyre gjatë takimeve të njëpasnjëshme me qytetarët.
Kujtojmë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore, ndërsa Presidenti iIlir Meta ka anuluar 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për datën 13 tetor.
Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.





