Prej mëngjesit të kësaj të diele qytetarët në Durrës iu janë drejtuar qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e votës.

Në shkollën e mesme “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-Kënetë ku janë pozicionuar 9 QV, ky proces po vijon normalisht.

Qytetarët kanë mendim të kundërt sa i përket fletës së votimit. Banorja e kësaj zone, votuese për herë të parë shprehet se fleta e votimit ngjante me atë të bingos duke qenë vetëm me numra.

Ndërsa për zotërinë, ky fakt nuk krijonte vështirësi për të votuar partinë dhe kandidatin që mbështet.