Mesditën e kësaj të hëne, gjykata e Durrësit do të japë masat e sigurisë për 3 fëmijët e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili u ekzekutua nga djali i tij i madh dhe u gropos në kasollen e lopës.
Hyseni 24 vjeç, Amarildo 22 vjeç dhe Hygerta Meta 19 vjeçe, akuzohen për vrasjen e babait të tyrem më datë 10 shkurt.

Në videon e mëposhtme shfaqet momenti kur furgoni i policisë sjell në gjykatë 3 të rinjtë, të cilët dyshohet se e kryen krimin tronditës pas konflikteve të vazhdueshme që kishin me të atin dhe këmbënguljes së tij për të fejuar Hygertën, fejesë kjo e padëshiruar nga vajza.
50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e babait në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.
Hysen Meta, pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.





