Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për ngjarjen e rëndë ndodhur në Vlorë, rreth një muaj më parë, ku u vranë nënë e bir e më pas iu vu flaka shtëpisë duke i shkrumbuar brenda.
Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari Pirjasi mësohet se e ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i ka vrarë sepse nuk takonte dot Hysnien. Ndërsa kjo e fundit është prehur e penduar që nuk e ka kallëzuar krimin.
Pas caktimit të masës së sigurisë, gjykata vendosi që këtë çështje t’ja kalojë për gjykim Krimeve të Rënda.
Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari akuzohen për vrasjen e Olsi Hoxhallarit dhe Selkije Hoxhallarit, përkatësisht bashkëshorti dhe vjehrra e Hysnies. Ngjarja ndodhi në Vlorë në 21 Janar, ku nënë e bir u gjetën të djegur në banesën e tyre.





