Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.
Mësohet se pas katër muajsh në arrati Kusi është paraqitur në polici në prani të avokatit të tij.
Policia e Tiranës çdo ditë ka zhvilluar kontrolle në fshatra, banesat e të afërmve ku dyshohet se fshihej 31-vjeçari.
Vëllezërit Griseldo dhe Alban Kusi, janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Indrit Çelaj, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.





