1korrik 2015 – Policia e Fierit ndaloi sot tre persona të akuzuar për vrasjen e Alfons Dautajt, 23 vjeç, në një fshat të Ballshit. Viktima u qëllua ndërsa ruante parcelën me 900 rrënjë kanabis ndërsa u plagosën dy moshatarë të tij. Sipas policisë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Përroi  i Zi”, si rezultat i të cilit, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

– Artur Pashaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bejar Mallakastër.

– Gentian Pashaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë Sarandë.

– Ermal Caushaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gadurov Mallakastër.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se të tre personat e ndaluar, në bashkëpunim prej disa kohësh, kanë planifikuar që të kryenin vjedhjen e një sasie bimësh narkotike, të cilat i kishin kultivuar viktima Alfons Dautaj dhe shtetasit Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari.

Personat e ndaluar, më datën 29.06.2015, rreth orës 01.00, në  vëndin e quajtur «Përroi i zi», në pyllin e fshatit Ninësh të Mallkastrës, gjatë kryerjes së vjedhjes, kanë hasur të dëmtuarit të cilët ishin duke ruajtur parcelën e kultivuar me Cannabis Sativa, duke qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri model 56 dhe më pas, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”