Dy 16-vjeçare dyshohet se kanë torturuar, kanë shpërfytyruar dhe kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë, sepse u dukej shumë arrogante ngaqë ishte më tërheqëse se ato.
Ngjarja mizore ndodhi në Rusi. Autoritetet e gjetën trupin e 17-vjeçares Viktoria Averina në një ndërtesë të braktisur, ku shoqet e kishin çarë me copa xhami, e kishin rrahur dhe e kishin mbytur.
Polica beson se torturat çnjerëzore i janë bërë për shumë kohë, derisa në fund e kanë mbytur.
Tani për tani po mbahen në burg vetëm dy shoqet 16-vjeçare, si të dyshuarat kryesore, pasi njëra prej tyre ka rrëfyer vrasjen.





