Gjykata italiane ka dënuar me 26 vjet burg shtetasin rumun, Vasil Izvoranu, i cili u shpall fajtor për vrasjen e shqiptarit Piro Moçka në Areco në shtator të vitit 2014.
Gjithashtu, gjykata ka dënuar edhe motrën e tij me 6 vjet burg, si bashkëpunëtore në krim. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator të vitit 2014.
Shqiptari gjendej në parkingun e një diskoteke të famshme në Areco kur është përballur me Izvoranun. Ky i fundit i ka kërkuar që të lirojë vendin e parkimit, pasi ishte i tiji.
Aty ka nisur konflikti fizik që degjeneroi në përdorimin e armëve. Izvoranu plagosi edhe disa persona të tjerë teksa qëllonte me armë shqiptarin.





