Një ditë më parë u ekzekutua Saimir Jaku, zyrtar i OSSHE, ndërsa sot është gjendur i djegur në Vinjoll të Kurbinit mjeti i autorëve të vrasjes së zyrtarit të OSHEE.
Ata dyshohet të kenë braktisur makinën pasi janë ndjekur nga policia dhe të jenë fshehur në Kurbin. Dyshohet gjithashtu se autorët kanë qenë dy persona, identifikimi dhe gjetja e të cilëve nuk është bërë ende e mundur edhe pse gjatë pasdites së djeshme një helikopter ka flutuar mbi zonën e Kurbinit për kontroll.
Një ditë më parë policia njoftoi se: “Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i mjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët, tip Benz , i cili është lokalizuar duke u larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin dhe po ndiqet nga policia”.
Sipas informacioneve paraprake dy autorët kanë qenë të maskuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja automatiku. Policia ka bërë disa shoqërime për të ndihmur në zbardhjen e vrasjes së Saimir Jakut i cili mbante postin e Drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun e vendit, ndërsa nga 1 shtatori 2016 kishte kaluar në pozicionin e shefit të Sektorit të Asistencës Teknike Skada plus GIS në Drejtorinë Qëndrore të Tensionit të Lartë në Tiranë.





