Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme do të mbizotërojnë territorin shqiptar duke sjellë vranësira të shumta. Parashikohet të ketë herë pas here zhvillim të vranësirave, ku pritet të sjellin reshje të pakta shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa reshjet e dëborës do të shfaqen në zonat malore.
Parashikohet që reshjet në vendin tonë të jenë me intensitet të ulët dhe më të pranishme do të jenë në zonat Jugore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.