Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës.

Gjatë paradites, vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.