Moti këtë të martë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të pakta në veri.
Pjesa tjetër e vendit do të jetë me vranësira dhe kthjellime të pakta.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 4- 10 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 13 – 14°C në veri, 18 -19°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të fryjë me shpejtësi 15-255 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.