Këtë të premte moti në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim  me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë:

– Zonat malore  2/10°C

– Zonat e ulëta   8/16°C

– Zonat bregdetare 10/17°C.