Dita e sotme parashikohet që të dominohet nga moti i qëndrueshëm gjatë paradites duke sjellë, kthjellime dhe kalime vranësirash në pothuajse gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese gradualisht do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin, ku mesdita do të sjelli reshje shiu si fillim në Veriperëndim të Shqipërisë dhe graualisht reshjet do të përfshijnë pothuajse gjithë vendin tonë pas orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Republika e Kosovës në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa në vijim pritet që gradualisht vranësirat të jenë dominuese në pothuajse gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta në zonat perëndimore