Orët e para të ditës do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht juglindore.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim gradual të motit, ku gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.