Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, me temperaturat që shkojnë nga 5 gradë deri në 14 gradë celsius.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.