Depërtimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore, do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti i kthjellët dhe orët me diell, do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare gjatë ditës së sotme.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat minimale, do të shënohen në Korçë me -5 gradë celcius, duke vijuar tek ato më të lartat 18 gradë celcius, që pritet të shënohen në disa prej qarqeve në jug të vendit.