Vranësira dhe kthjellime parashikohet për ditën e sotme. Sipas "Meteoalb", në zonat qendrore dhe jugore priten rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa më të pakëta shirat paraqiten në zonat veriore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 27 km/h nga Veriu, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por në mesditë do të pësojnë rritje me 2 gradë Celsius në bregdet.