Cayden është shtatë vjeç, nuk ecën dhe nuk flet për shkak të një paralize cerebrale.

Conner, vëllai i tij, është 9 vjeç dhe ka një guxim të paparë. Ai ka gjetur një mënyrë për të ndarë me të vëllain pasionin për sportin.

Së bashku ata kanë marrë pjesë në garat e trithlon (not, ciklizëm dhe vrapim).

Në garën e tyre të parë ato kanë marrë çmimin “Sportkids of the Year’ një çmim që çdo vit jepet nga Sport Illustrated, revista sportive më prestigjioze në botë, për sportistët e vegjël.

Conner shtynte Cayden edhe gjatë garës së notit, por edhe me karrocë gjatë vrapimit.

“Nëse njerëzit do të vraponin me personat me aftësi të kufizuara ose me këdo që ka një formë autizmi, kjo do të ishte një mënyrë sensibilizimi për personat indiferentë ndaj këtyre shtesave’, ka thënë Cayden në një intervistë për revistën sportive.

Ja disa foto nga gara e tyre së bashku.