Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë përjetimin e saj pas tërmetit që goditi sot Turqinë, ndërsa ndodhej në spital me të atin. Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka treguar se ka kaluar momente të frikshme dhe është ende e tronditur nga ajo që ndodhi.
“Isha me babain në spital, pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë,” rrëfen Morena, duke shtuar se situata i është dukur si një skenë filmi.
Ajo thekson se e përjetoi me shumë emocione momentin dhe falënderon Zotin që gjithçka përfundoi pa pasoja për ta. “Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse ballafaqohem me vdekjen, do të shkoja pa të. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë,” shkruan Taraku.
Modelja i uron gjithashtu forcë dhe mbrojtje të gjithë atyre që u prekën nga tërmeti, duke shpresuar që të mos përsëritet më një situatë e tillë.