Analisti Arjan Curi komenton se njerëzit në Fushë-Krujë ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin, pasi nuk lindin për tu plakur, por që të mbahen mend për veprat e tyre.

Sipas tij, shteti është i paralizuar sepse shteti i përdor kur i duhen.

“Ata përdoren nga të gjitha krahët politik. Ka vrasës që ndërrojnë madje edhe krah politik. Në Elbasan njiheshin bandat e majta dhe të djathta.

Janë të parët që e kuptojnë se nga anon pushteti. Shteti duket se ka hequr dorë dhe i ka lënë të vrasin njëri- tjetrin.

A t’i lemë të vrasin njëri- tjetrin apo t’i fusim nëpër burgje është pyetja. Shteti nuk i lufton dot me arrestime. Kanceri i vdekjes në atë zonë ka lindur para qindra vjetëve. Ata ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin.

Dhe kur vriten madje ata vriten edhe brenda njëri- tjetrit. Katolicizmi i zbuti pak. Ata nuk rrojnë që të plaken, por që të mbahen mend për veprat e tyre.”, tha Curi.