Skoci, 25 prill 2014 – Fatjon Kapri, i dënuar me 22 vjet burg për vrasjen me thikë të Ylli Pepës në Londër në vitin 2001, u arrestua në Glasgou (Skoci), ndërsa punonte në një dyqan patatinash “Chip Chop”. Fatjoni ishte pajisur me dokumenta (pasaportë) maqedonase për t’u maskuar më mirë me këtë identitet të ri.
Avokatët e tij u munduan të evitonin ekstradimin në Shqipëri duke u bazuar në nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mbi të drejtën e pasjes së një gjykimi të ndershëm dhe të paanshëm. Gjithsesi Gjykata e Apelit e kryeqytetit skocez Edinburg vendosi ekstradimin në Shqipëri të Fation Kaprit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





