Tërbimi i Boban Ilik ka rrënjë tek nacionalizmi i shfrenuar i Maqedonasve për shqiparët e Maqedonisë. Vrasja e Almirit 4-vjeçar nga Boban Ilik ishte vetëm pasqyra reale e gjendjes aktuale në Maqedoni.

“Telegrafi Maqedoni” sjell dy shembuj ku Boban Ilik kishte treguar krenari pasi kishte kryer vepra penale.

I kishte bërë krimet, e kur publikoheshin veprat e tij si lajme nëpër portale ai i shpërndante dhe ishte i lumtur, e shpesh edhe komentonte.

”Për këtë rrihet edhe në burg” komentonte Ilik për veprën e tij ”Padi për vozitësin që e lëndoi policin” shkruan ai me shumë zbavitje.”Kanë filluar të më nxjerrin edhe nëpër lajme” shkruante mbi lajmin ”Shoferi i dehur e ka ofenduar policin”.

Teksa Ilik është në paraburgim 30 ditë, Almiri u varros të shtunën e familja kërkon dënim maksimal për vrasësin.