Micah Xavier Johnson, 25-vjeçar është autori i vrasjes së të paktën 5 policëve në Dallas të Teksasit në SHBA, ndërsa ka plagosur dhe 7 agjentë të tjerë.
Ai me një pushkë snajper ka hapur zjarr ndaj policëve që kishin ardhur për të mbikëqyrur një protestë, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi i shkaktuar.
Shefi i Policisë së Dallasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, David Broën në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, bëri me dije se personi që qëlloi 12 policë, nga të cilët 5 vdiqën, nuk ishte i lidhur me ndonjë grup ekstremist.
Ai sqaroi se atentatori nuk u vetëvra, por u ekzekutua nga policia me anë të eksplozivëve.
Gjatë komunikimit me median, shefi i policisë bëri me dije se autori donte të vriste policët e bardhë dhe në sulmin ndaj oficerëve mund të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Në Dallas u zhvillua një protestë pas vrasjes së dy personave me ngjyrë nga policia. Protesta përfundoi në masakër, pasi një person qëlloi me armë 12 efektivë policie, duke lënë të vdekur 5 prej tyre.





