Një person me rrezikshmëri të lartë është arratisur në SHBA. Teksa autoritetet vijojnë kontrollet për kapjen e tij, u bëjnë thirrje banorëve të zonës së Warren Kaunti që të bëjnë kujdes dhe të njoftojnë policinë sapo të shohin të dyshuarin.
Një vrasës i dyshuar, i cili është i aftë për të mbijetuar edhe në kushte të vështira është arratisur nga burgu në Pensilvani dhe SHBA e kanë shpallur si një rrezik njerëzor në shumë shtete.
Michael Burnham brenda natës te se enjtes u arratis nga burgu i Warren. Menjëherë është dhënë alarmi qe njerëzit të jene vigjilent dhe të raportojnë persona të dyshimtë.
Mungesa e tij është vënë re vetëm të premten në mëngjes dhe pas hetimeve është raportuar se ai arriti të dalë në çati nga ku më pas ka përdorur çarçafët për të zbritur.
Nuk ka ende asnjë te dhënë nëse ai është ndihmuar nga ndonjë person tjetër pas arratisë, por ai e njeh shume mire zonën dhe vlerësohet si një mbijetues, ka thënë zëdhënësja e Warren County Cecile Stelter.
Burgu ndodhet në një zone të pyllëzuar, çka e bën edhe më të vështirë zbulimin dhe kapjen e tij.
Burham, 34 vjeç, u mbajt nën akuzat për zjarrvënie dhe vjedhje dhe u konsiderua si i dyshuar për vrasjen e një gruaje. Ai gjithashtu është akuzuar për përdhunim dhe rrëmbim.
Në maj ai u arrestua në Karolinën e Jugut pas një kërkimi katër ditor nga FBI.