PAKISTAN, 20 maj 2013– Politikania pakistaneze, Zohra Hussain, e cila është vrarë nga persona ende të panjohur, është varrosur në qytetin Karaçi.
Qindra njerëz, përfshirë aktivistë të partisë së saj, Tehreek-e-Insaf, kanë ndjekur funeralin.
Vrasja ka ndodhur po ashtu në Karaçi dhe përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende askush.
Udhëheqësi i partisë, Imran Khan, ka akuzuar Lëvizjen rivale Muttahida Qaumi për vrasjen e Hussainit, e cila ka ndodhur në prag të rivotimeve të djeshme në Karaçi.
Muttahida Qaumi ka hedhur poshtë akuzat.





