4tetor 2015 – Për 12 orë Ruzhdi Arishta i bëri rezistencë policisë. 56-vjeçari që vrau komandantin e forcave të FNSH në Shkodër dhe plagosi një të ri në fshatin Oblikë, u ekzekutua sot, në orën 07:00 të mëngjesit. Autori ishte fshehur në një aneks të shtëpisë dhe nuk u arrit të kapej gjatë natës pavarësisht superaksionit të 100 forcave policore.
Duke përfituar nga drita e mëngjesit, specialët i kanë bërë thirrje të dorëzohej Ruzhdi Arishtës. Ai është kundërpërgjigjur me armë dhe RENEA ka qëlluar, duke e vrarë Arishtën. Shtëpia e tij në fshatin buzë rrugës nacionale që lidh Shkodrën me Muriqanin ishte gjysmë e rrënuar pasi gjatë natës policia u fut me autoblind.
Drejtori i policisë së shtetit, Haki Çako pohoi se aksioni ishte i vështirë dhe disa herë autori kishte qëlluar duke dëmtuar mjetet e policisë, por pa lënduar tjetër efektiv.
/portali DurresLajm/